Gjatë gjithë këtyre ditëve të ngërçit për mbarimin e mandatit të Kryeprokurorit Llalla dhe zgjedhjen e pasardhësit të tij, Kryeministri Rama, qeveria e tij dhe PS nuk kanë shpjeguar se përse janë pro një procedure që shkel kushtetutën. Për kryeministrin ka mjaftuar miratimi, jo profesional, dhe me një retorikë emocionale, i ambasadorit Lu që dje deklaroi:
“Në emër të grave dhe të fëmijëve që vuajnë si pasojë e një sistemi të korruptuar shpresoj që politikanët t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre të parëndësishme dhe do të zbatojnë këtë reformë në drejtësi.”
Dukshëm as Kryeministri Rama dhe as ambasadori Lu nuk kanë njohuri mbi parashikimet e reformës në drejtësi për procesin e zgjedhjes e prokurorit të përgjithshëm, por përdorin figura emocionale si “gratë” e “fëmijët” për të justifikuar shkeljen e Kushtetutës. Shpërndaje te miqtë
