Rrethimi mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës[/caption]
Kulla “Sytë e Tiranës” është projektuar nga kompania daneze Henning Larsen Architects dhe është fituesja e një konkursi arkitekture në vitin 2003, organizuar nga ish-Kryebashkiaku Edi Rama. Ndërtimi duhet të kishte filluar në vitin 2005 dhe të kishte mbaruar në vitin 2007, por projekti u shty me 10 vjet. Sipas projektit:
“Ndërtesa do të ketë banesa, zyra dhe dyqane në një sipërfaqe totale prej 55,000 metrash katrorë dhe një kullë 26 katëshe. E ndodhur në qendër të qytetit, ndërtesa do të jetë rezultati i parë i dukshëm i një masterplani ambicioz në shkallë të gjerë për Tiranën.”
Masterplani për të cilin flitet në projekt nuk është ai i miratur së fundimi, i hartuar nga italiani Stefano Boeri, por është masterplani i parë për Tiranën, hartuar në vitin 2003 nga Architecture Studio. Me fjalë të tjera, kulla “Sytë e Tiranës” është pjesë e masterplanit të vjetër të Ramës dhe nuk ka fare të bëjë me pretendimet e fundit të shprehura nga Kryebashkiaku Veliaj për “pyjet orbitale” dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara – pretendime të cilat tashmë i dimë që janë të rreme. Shpërndaje te miqtë
