"Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde poliicë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm”.
Rama: Kush janë këta pronarë lokalesh që tërheqin policët prej hunde?
Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjekje penale për drejtuesit e komisariatit të Sarandës, të cilët lejojnë funksionimin e lokaleve mbi orarin e lejuar nga qeveria.
Në takimin me drejtuesit e policisë, të enjten, Rama duke ju referuar përplasjes me armë në lokalin “Bar Orange”, ku u plagos pronari Spiro Iljadhi, tha se: “Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë”.
Ai u shpreh se pronarët e këtyre lokaleve që shkelin ligjin e ‘tejkalojnë orën policore’, “krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë”.
Rama i quajti ata “tutorët e policisë në atë territor":
Të sugjeruara
Kosova dhe Serbia diskutojnë për zbatimin e marrëveshjeve në Bruksel
7 Korrik 2021, 21:48Shakohoxha njofton largimin nga komentimi i ndeshjeve të futbollit
7 Korrik 2021, 21:42Shpërthimi i bombolës në Velipojë, arrestohet pronari i pikës së gazit
7 Korrik 2021, 21:27
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
