Shpërthimi i bombolës në Velipojë, arrestohet pronari i pikës së gazit

exit.al 7 Korrik 2021, 21:27

Policia ka arrestuar të mërkurën pronarin e pikës së tregëtimit të gazit në Velipojë ku ishte mbushur bombola që shpërtheu në hotelin e familjes Gjoka.

Pas shpërthimit, Inspektori Shtetëror Teknik Industrial i hoqi licensën biznesit pasi kishte konstatuar se tregëtonte gaz në kundërshtim me ligjin.

Sipas policisë, pronari i biznesit ka vijuar aktivitetin edhe pas heqjes së licensën.

Më 4 korrik, një bombol gazi shpërtheu në një hotel në Velipojë duke plagosur rëndë një nënë 40-vjeçare dhe tre fëmijët e saj, dy prej tyre të mitur dhe një 18 vjeç.

Sipas ISHTI, shpërthimi ka ndodhur pasi një nga bombolat e kampingut ishte lënë e hapur gjatë natës e më pas ka shpërthyer si pasojë e ndezjes së dritave.