Rama-Kryemadhi përplasen për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

exit.al 27 Tetor 2020, 12:26

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë shkëmbyer replika për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Përmes një videoje ku Kryemadhi deklaron se me ndryshimet e bëra në 5 tetor, opozita e bashkuar fiton 100 mandate deputetësh, Rama pyet se përse atëherë opozita është kundër ndryshime të Kodit Zgjedhor? Rama e shoqëroi videon me komentin ‘Gënjen Baba Xhikja atëhere’, duke iu referuar presidentit Meta. Kësaj pyetje i është përgjigjur menjëherë kryetarja e LSI-së Kryemadhi përmes një videoje në Instagram. Ajo thekson sërish se me ndryshimet e Kodit, opozita e bashkuar fut në parlament 100 deputetë. Ndërsa lidhur me kundërshtimin e presidentit për ndryshimet e Kodit, Kryemadhi sqaron se presidenti përfaqëson interesin e gjithë shqiptarëve, si dhe të partive të reja, të cilat me kodin e ri penalizohen:

“Presidenti është i gjithë shqiptarëve dhe do të përfaqësohen në parlamentin pas 25 prillit të gjitha partitë e reja që duan të krijohen apo dhe dhe individë të tjerë prandaj kërkon që Kodi Zgjedhor të mos jetë ky që ke miratuar ti.”

Shpërndaje te miqtë