Rama kërkon të bindë ndërkombëtarët për ligjshmërinë e shembjes së Teatrit

exit.al 19 Maj 2020, 22:42

Kryeministri Rama ka komunikuar me ndërkombëtarët jashtë vendit për t’i bindur ata se shembja e Teatrit ishte një veprim i ligjshëm dhe akuzat për protestën e 17 Majit janë gënjeshtra.

Rama shkruan se për këto ka fakte që përmbysin “kështjellën e baltës të eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve”.

Përmes një shënimi në Tëitter ai tregon edhe për takimin me Ambasadoren e Amerikës, Yuri Kim. “Dakordësi e plotë për të parë përpara duke përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe finalizuar reformën zgjedhore.” – shkruan ai.

[caption id="attachment_85143" align="alignnone" width="1048"]Edi Rama në Twitter Edi Rama në Twitter[/caption]