Albin Kurti dhe familja e tij kërcënohen me jetë

exit.al 19 Maj 2020, 22:10

Kërcënohen me jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, familja e tij dhe drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje nga një grup i vetëquajtur “Garda Vullnetare Shqipëtare”.

Kurti e publikoi në Facebook kërcënimin ku ai dhe Vetvendosja paralajmërohen të mos protestojnë në 29 Maj. Atë ditë pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, që Presidenti Thaçi i dha Abdulla Hotit të LDK-së.

Kurti kërcënim e quan si frikësim që i bëhet Gjykatës Kushtetuese nga “regjimi i vjetër që e di se nuk ka shpresë për të.”

[caption id="attachment_85137" align="alignnone" width="621"]Letra e publikuar nga Albin Kurti Letra e publikuar nga Albin Kurti[/caption]