Rama kërkon distancim nga teoritë konspiracioniste kundër vaksinimit

exit.al 19 Korrik 2021, 10:50

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundra koronavirusit, për t’u mbrojtur nga varianti i ri Delta. Ai gjatë një video propagandë të qeverisë për rindëritmine një qendre shëndetësore, të hënën, bëri thirrje për distancim nga teoritë konspiracioniste kundra vaksinimit.

“Është variant agresiv, përhapet shpejt. Është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar. Vaksinimi nuk e bën 100% ë paprekshëm nga virusi, por e bën të dobët përballë individit”, u shpreh Rama.

Të njëjtën thirrje bëri edhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu. Sot ka nisur java e vaksinimit për të gjithë personat mbi 18-vjeç.