Britania i kthehet jetës normale

exit.al 19 Korrik 2021, 09:10

Qeveria Britanike të hënën hoqi të gjitha kufizimet kundër Covid-19, përfshirë heqjen e maskës në rrugë dhe distancimin social.

Të gjitha lokalet e natës do të rihapen dhe do të lejohet funksionimi me kapacitet ët plotë i vendeve të mbyllura.

Ndërkohë, Kryeministri Boris Johnson - i cili ndodhet i zoluar për shkak të kontaktit me ministrin e tij të shëndetësisë të infektuar - nxiti qytetarët të vaksinohen.

Britania po hapet pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve — 50 mijë raste të reja, duke u bërë vendi me numrin më të lartë të të infektuarve.

Kryeministri Johnson e mbrojti vendimin e tij, duke u shprehur se: "Nëse nuk e bëjmë tani, duhet ta pyesim veten, kur do ta bëjmë ndonjëherë? Ky është momenti i duhur, por duhet ta bëjmë me kujdes”.