Rama: Jap dorëheqjen nga PS, nëse humb

exit.al 3 Prill 2021, 18:48

Kryeministri Edi Rama do të largohet nga kryetar i PS-së, nëse humb zgjedhjet më 25 prilli. Pyetjes së gazetares Nisida Tufa, nëse humb zgjedhjet e 25 prilli, "a do të japë dorëheqjen nga PS", Rama ju përgjigjë se:

"Nëse do të humb zgjedhjet do të lagohem nga PS. Unë nuk do të rri të pres që shqiptarët të korrigjojnë gabimin e tyre, siç rri Saliu. Megjithëse humbi zgjedhjet e dha dorëheqjen vazhdon të tërheq këmbët zvarr. Është i bindur se shqiptarët kanë bërë gamin që nuk i kanë dhënë mandatit të tretë. Dhe çfarë nuk bënë për të sjell PD-në në pushtet për mandatin e trëtë më dhëndërin politik.

Nëse iki nga kryeministër do t'i sherbej PS-së, por jo duke bërë atë që nuk më takon. Ajo që nuk më takon është ajo që bënë Saliu".

Ndërsa, komentit të gazetares se kryetari i PD-së nuk i ka kthyer përgjigje kësaj pyetjes, Rama u shpreh se: "Luli nuk ta jep përgjigjen sepse do të humbi dhe do të vazhdojë të bëj sikur ka fituar".