Përditësimi 3 prill: 341 raste të reja dhe 9 humbje jete nga Covid 19

exit.al 3 Prill 2021, 17:30

341 raste të reja dhe 9 humbje jete u regjistruan në 24 orët e fundit nga koronavirusi, në vend. 673 qytetarë u shëruan, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë. 263 pacientë po kurohen në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale, 10 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të mosharve 37 – 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër, 16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Statistika (3 Prill 2021)

Raste të reja ditore 341

Të shëruar në 24 orë 673

Të shtruar në spitale 263

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 3007

Testime totale 567,572

Raste pozitive 126,183

Raste të shëruara 93,173

Raste Aktive 30,754

Humbje jete 2256

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21546

Fier 2541

Durrës 1262

Gjirokastër 1248

Shkodër 1175

Vlorë 889

Korçë 798

Kukës 361

Dibër 326

Elbasan 313

Lezhë 227

Berat 68