"Ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore. Sidoqoftë, ai sot nuk është aktual. Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore".
Kurti u tërhoq nga ligji pas presioneve nga LDK dhe shoqëria civile, pasi që ky ligj u bë në mënyrë të njëanshme dhe pa transparencë. Presidenti i ri do të zgjidhet sot në orë 18:00. LDK ende nuk ka deklaruar nëse do të jetë e pranishme në Kuvend. LVV kërkon 80 vota nga 120 që kaKuvendi për të zgjedhur Presidentin e ri.Kurti apel partive politike të marrin pjesë në seancën për votimin e Presidentit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i bëri thirrje partive të opozitës të marrin pjesë në seancën plenare për votimin e presidentit të ri të vendit.
"Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë", shkroi Kurti në një postim në Facebook, të shtunën.
Ai foli për tërheqjen nga votimi me procedurë të përshpejtuar të ndryshimeve në ligjin për zgjedhjet.
Të sugjeruara
Ambasadorja Yuri Kim reagon për vendimin e KAS
3 Prill 2021, 16:52Ambasadori britanik në Kosovë: Nëse nuk zgjidhni presidentin, shkoni në zgjedhje
3 Prill 2021, 16:37
Demokracia nuk është llotari. Pse shoqëritë e dëshpëruara kërkojnë mrekulli politike
26 Korrik 2026, 13:41
