“Kur unë isha në Emiratet e Bashkuara, dhe u takova me ministrin e Jashtëm, sepse Princi atë ditë nuk ishte aty, kishte lënë porosi të vëllait, sepse ai është ministër i Jashtëm, i kishte thënë ‘thuaj Edit të bëjë vaksinën’. Dhe ai më tha që vaksina është perfekt”.
Rama për frikën nga Covid19: Idenë që mund të mbetem pa frymë, e kam të qartë
Kryeministri Edi Rama ka treguar frikën nga koronavirus për shkak se ai vuan nga azma alergjike.
“Kam pasur shumë shqetësim për shkak të azmës alergjike. Idenë që mund të mbetem pa frymë, e kam të qartë. Kur kam qënë i vogël kam pasur probleme me azmën. Në fillim më tregohej nga ata që unë konsultoj, si një rrezik i madh nëse do merrja Covidin, që duhet të ruhesha”, tregoi Rama për emisionin ‘Kjo Javë’, të gazetares Nisida Tufa.
Ai tregoi se vaksinën kineze ia ofroi Princi Emirateve të Bashkuara, por nuk e bëri përpara se të merrte vaksinat Shqipëria:
Të sugjeruara
Kurti apel partive politike të marrin pjesë në seancën për votimin e Presidentit
3 Prill 2021, 17:09Mimoza Kusari Lila njofton mbajtjen e seancës për votimin e Presidentit
3 Prill 2021, 17:03Ambasadorja Yuri Kim reagon për vendimin e KAS
3 Prill 2021, 16:52
Demokracia nuk është llotari. Pse shoqëritë e dëshpëruara kërkojnë mrekulli politike
26 Korrik 2026, 13:41
