Rama ironizon Bashën: Virusi bën dasëm, ndërsa dhëndrri premton ta bëjë ditën natë

exit.al 30 Mars 2021, 13:54

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratës së PD-së, e cila e konsideroi atë të frikësuar nga qytetarët.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se është i frikësuar për shëndetin e qytetarëve, të cilët sipas tij "i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj”

Ai ironizoi Bashën duke shkruar se " virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë”

Më herët PD u shpreh se Rama “ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë”.