“Qeveria (1) krijoi një grup pune për hartimin e ligjit; (2) projektligji u është dërguar ministrive të tjera dhe institucioneve të interesuara për opinion; (3) ministritë propozuese i kanë marrë dhe kanë reflektuar në lidhje me këto reagime; (4) qeveria e aprovoi projektligjin në mbledhje dhe e dërgoi për shqyrtim në Kuvend; (5) Kuvendi ua dërgoi komisioneve përkatëse të përhershme; (6) komisionet e përhershme mbajtën mbledhje dhe e miratuan projektligjin; dhe së fundmi (7) Kuvendi e miratoi ligjin në seancë plenare”.
Ligji për koncesionin e rrugës Milot-Balldren, vlera e ndërtimit të rrugës ishte parashikuar në rreth 6 milionë euro për km (gati 102 milion euro në total), ndërkohë:“Vlera e kontratës PPP të miratuar me ligj special dhe të dhënë kompanisë ANK, e cila ka lidhje të ngushta me qeverinë socialiste në pushtet, kap vlerën e 161.5 milionë eurove”.
“Raportet e KE-së për Shqipërinë që nga viti 2016 kanë kërkuar vazhdimisht prej qeverisë ta ndalojë këtë praktikë [.. ] Si dhe “kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se “megjithëse kërkohet nga ligji, analiza e vlerës për paratë ende nuk kryhet në mënyrë sistematike para miratimit të të gjitha PPP-ve”, sqaron raporti. Përfundimet e raportit janë: Korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të nxitet nga privatizimi i pronës publike dhe shërbimeve. Gjyqësori i korruptuar siguron pandëshkueshmëri për autorët e krimeve. Dekada e fundit ka dëshmuar një forcim të bashkëpunimit midis politikës, biznesit dhe krimit të organizuar, që ka arritur kulmin e tij gjatë viteve të fundit. Kontratat qeveritare për biznese të zgjedhura dhe të lidhura me funksionarë të spikatur publikë kanë çuar në keqadministrim të pasurive publike, humbje të jetës dhe rritje të borxheve financiare që i rëndojnë taksapaguesit shqiptar. Bashkëpunimi mes partive politike, zyrtarëve publikë dhe grupeve të krimit të organizuar për blerjen e votave në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme në këmbim të shfrytëzimit të institucioneve publike për interesa private e ka dëmtuar rëndë integritetin e procesit zgjedhor. Këshilli i Ministrave dorëzon mesatarisht 80-85 për qind të të gjithë projektligjeve që shqyrtohen nga Kuvendi çdo vit. Me pothuajse asnjë rast të projektligjeve të paraqitur nga 20,000 zgjedhës gjatë tre dekadave të fundit,58 pjesa e mbetur e të gjithë projektligjeve dorëzohen nga deputetët. Gati 57 për qind e shqiptarëve në vitin 2019 thanë se janë të interesuar të marrin pjesë në proceset e vendimmarrjes së institucioneve publike.
