Basha: PD plan për rininë, ndryshimi i vendit i pandalshëm

exit.al 30 Mars 2021, 12:35

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se  ndryshimi I Shqipërisë është i pandalëshëm. Gjatë një takimi me qytetarë të Fierit Basha u shpreh se PD ka një program të posaçëm për rininë.

“Na duhen njerëz të kualifikuar për të nxitur investimet e huaja. Potenciali nëntokësor i Shqipërisë është i pashfrytëzuar, ose i keqshfrytëzuar. Ne mund të bëjmë që këto pasuri të kthehen në vende pune.”, u shpreh ai.

Ai përmendi raportin e Transparency International, duke shtuar se korrupsioni në vend është i lartë

Basha i kërkoi qytetarëve të dalin të votojnë me 25 prill.