PD i përgjigjet Ramës: Ndihet i frikësuar nga qytetarët që duan ndryshimin

exit.al 30 Mars 2021, 13:24

Partia Demokratike (PD) ka reaguar në lidhje me akuzat e Kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës për ndikim në përhapjen e virusit Covid19, sipasojë e grumbullimit të qytetarëve në takimet elektorale në qytetet e vendeve. PD u shpreh se Rama "ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë". "Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t'i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!", shkruan PD, në një njoftim për median. Rama pak më parë e sulmoi Bashën në Facebook, duke shkruar se:

"DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman… Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë".