Rama ironizon Bashën, Metën e vëllezërit Budina: Politikanët janë bërë aktorë, e aktorët politikanë

exit.al 21 Maj 2020, 14:45

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot politikanët dhe aktorët që kanë mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja. Për Bashën, Metën, Kryemadhin e Berishën, Rama tha se po e përdorin çështjen e teatrit për të sulmuar qeverinë dhe jo se është vërtetë e interesuar për të. Ndërsa dy vëllezërit Budina i quajti të politizuar.

“Plaku digjital nuk e do teatrin, ai është dramaturg i lindur.

 Basha, ai është artist i lindur, një aktor që i është huazuar politikës për t'i dhënë shpirtin.

Ilir Meta, ai është gati që të vendosë ballin e tij mbi kushtetutë dhe të bëhet njësh me shqiponjën dhe të shfaqet me një majtë të lartë duke u parashutuar me Çim Pikën për të na ngrënë mëlçinë të gjithëve.

Monika është me Volterin.

Lëre pastaj një Budinë e madhe dhe një e vogël që pas fjalimit turren të përqafojnë artistin, Lulin.

Budina i madh thotë; jam nënshtetas italian, nuk e njoh, e njoh si aktor rolesh të dytë, ishte dhe shumë komunist".