“Në 30 korrik, duan apo nuk duan ata jashtë parlamentit ne do të votojmë ndryshimet.
Për 30 korrikun, Presidenti nuk ka asnjë të drejtë për ndryshimet kushtetuese, as nuk i kërkohet që të ketë një opinion, thjeshtë duhet ta pranojë, sikur do ta pranojnë të gjithë.
Do ta njohin dhe do i nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut të gjithë. 30 korriku nuk lëviz.”
Lidhur me propozimin e PD-së për hapjen e plotë të listave dhe jo pjesërisht siç ka propozur Rama, ai tha se ‘patjetër mund të jetë edhe 100 për qind, por kjo bëhet me diskutim, jo ultimatume dhe statuse apo çfarë vendosi opozita e bashkuar.’ Shpërndaje te miqtë
