Kim dhe Soreca: Ndryshimet kushtetuese të vendosen me dakordësinë e gjithë palëve

exit.al 27 Korrik 2020, 11:58

Ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca i kanë kërkuar kryeministrit Rama që ndryshimet kushtetuese, nëse do të ketë të tilla, duhet të merren në dakordësi me opozitën jashtëparlamentare dhe duhet të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Në bisedën e zhvilluar në kryeministri, ambasadorët kanë kërkuar që reformat ë miratohet sa më shpejtë, të jetë gjithëpërfshirëse dhe të ketë transparencë në miratimin e saj.

Nesër, të martën, pritet të mblidhet Këshilli Politik për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave.

Shpërndaje te miqtë