“Ne mendojmë që Ilir Meta duhet shkarkuar, por ne jemi ndryshe nga e vjetra.
Komsioni i Venecias na ka thënë se ka pasur shkelje, por nuk janë aq të rënda.
Ne mendojmë që janë shumë të rënda, por ne asnjëherë nuk i kemi ngritur vendimmarrjen mbi mendimin se jemi të pagabueshëm.”
Rama akuzoi Metën se ‘e ka kthyer presidencën në një seli të operacioneve politike të njëashme dhe në një vatër të ndjezjes së zjarrëve duke përdorur kushtetutën si letër dhe mllefin e tij ndaj kësaj shumice si benzinë.’ Kryeministri u shpreh se Meta ka shkelur jo vetëm kushtetutën, por dhe etikën e institucionit të presidencës që duhet të jetë mbi palët dhe jo partik, duke u sjellë si ‘president qesharak’ që del në miting dhe i kërkon popullit të rrëzojë qeverinë. Shpërndaje te miqtë
