“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë!”
Kryeministri e justifikoi vendimin e tij me faktin nuk ka kohë për zgjedhjet e ardhshme:“Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s'pret asnjë ditë jashtë procedurave”.
Rama akuzoi Presidentin Meta se po përpiqet të marrë peng institucionet e vendit.“Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s'merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!”.
Shpërndaje te miqtë
