"Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë.
-
- Minimumi 2500 testime në ditë.
- Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti.
- Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve.
- Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier."
"Sot sistemi është në kolaps dhe asnjë regji qëndrore nuk e fsheh dot këtë. Kemi humbur 4 javë kohë të çmuar për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë.Vala e dytë që sapo ka nisur e gjen të papergatitur këtë qeveri dhe Edi Ramën për ta përballuar."
Kreu i PD-së u shpreh se nëse plani me i opozitës do të ishte vënë në veprim, do të kishim sot kapacitete të vërteta për të përballuar fluksin e të infektuave me Covid dhe fluksin e pacientëve me sëmundje të tjera. Shpërndaje te miqtë
