Rama i kërkon Kuvendit të shkarkojë Metën

exit.al 9 Qershor 2021, 12:38

Kryeministri Edi Rama i kërkoi deputetëve të Kuvendit të votojnë për shkakrkimin e Presidentit Ilir Meta. Në fjalën e tij, në seancën parlamentare për shkarkimin e Metës, më 9 qershor Rama u shpreh se:

“Ky parlament sot duhet të ushtrojë pa ngurim vullnetin e popullit shqiptarë për ta shkarkuar [Metën]”.

Ai u shpreh se “Meta ka turpëruar Shqipërinë në marrëdhënien me SHBA-të, dhe përfaqësitë ndërkombëtare”. “Shqipëria nuk e mban dot në kurriz duke u bërë gazi i botës. Meta i sotëm nuk mund të ketë statusim e lartë që i dha parlamenti. Meta mbaroi punë, fjalët e tij si president mbaruan. Le të fLasë parlamenti me votë”, përfundoi Rama. Kuvendi do të votojë sot shkarkimin e Presidentit Meta. Sipas ligjit, duhet të votojnë pro shkarkimit 2/3 e deputetëve të Kuvendit.