Kanë bërë anëtarësimin e tyre individual dhe janë pranuar e regjistruar si anëtar jo më vonë se 6 muaj përpara datës së zgjedhjes ku ai merr pjesë;
Kanë paguar kuotën vjetore të anëtarësisë në masën e caktuar me vendim të Kryesisë së PDSH-së;
Ndaj tyre nuk është marrë masa disiplinore e përjashtimit apo pezullimit nga partia apo nuk kanë dhënë dorëheqjen;
Marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e organeve ku bëjnë pjesë.
Neni 26, Përfundimi i anëtarësisë:Anëtarësia përfundon kur anëtari vdes, largohet me kërkesën e tij ose përjashtohet.
Çdo anëtar mund të largohet nga Partia me vullnetin e tij, duke njoftuar seksionin ku bën pjesë ose organin ku është i zgjedhur.
Anëtari përjashtohet kur ndaj tij merret masë disiplinore, e cila sipas statutit të PD-së funksionon kështu:Masat disiplinore që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmërimi, pezullimi dhe përjashtimi.
Këto masa merren sipas rastit nga Kryesia e Degës ose Kryesia e PDSH-së, dhe konfirmohen dhe/ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit. Ato mund të bëhen publike.
Në tre muajt që paraprijnë çdo fushatë zgjedhore dhe një muaj pas saj, Kryesia e Partisë mund të deklarojë kundrejt një anëtari, kushdo qoftë funksioni i tij, njërin prej sanksioneve që parashikon Statuti, nëse ai pengon zbatimin e vendimeve që kanë të bëjnë me kandidaturat në zgjedhje.
Ky vendim është i ankimueshëm dhe shqyrtohet nga Komisioni i Apelimit dhe Zbatimit të Statutit brenda 5 ditëve nga marrja e ankimit.
