Basha, apel administratës të mos ketë frikë të votojë

exit.al 23 Prill 2021, 13:57

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i bëri thirrje të premten punonjësve të administartës që të mos kenë frikë të votojnë në 25 prill.

"Policia e Shtetit, FA-të, mësuesit, mjekët infermierët, masivisht drejt kutive të votimit, marshojmë krah për krah për fitoren më të thellë, fitoren më të bukur, fitoren e çdo shqiptari," u shpreh Basha në një takim elektoral në Lezhë.

Më herët, ai kërkoi të votohej PD-ja "për t’i dhënë fund monopoleve që kanë pasuruar një grup njerëzisht."

Basha premtoi të anullonte moratoriumin korruptiv të gjuetisë.