Rama fajëson policët e korruptuar për krimin në vend: Pikat kryesore

exit.al 8 Korrik 2021, 11:25

Kryeministri Edi Rama fajësoi policët e korruptuar për lejimin e ngjarjeve të fundit kriminale në vend. Rama i la 100 ditë kohë Ministrit Cuci dhe drejtorit të Policisë Ardi Veliu për të pastruar policinë nga të korruptuarit e rivendosur rendin. Çështjet kryesore të përmendura nga Rama në takimin me drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të enjten, ishin: 1 — Do të ketë ndryshime në policinë e Shtetit:

“Do të ketë lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve, [për] një reformim dhe transformim të mëtejshëm të Policisë së Shtetit".

2 — Përmirësoni imazhin e Policisë:

“Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave shqiponja dhe nga patrulla e përgjithshm. Mbrojtjen e imazhit të policisë së shtetit duhet ta kenë dritë në sytë e tyre”.

3 — Të rritet vemendja për denoncimet e dhunës në familje:

“E papranueshme që në komisariate shpërfillen klithmat e grave që dhunohen. Shpërfillen totalisht dhe dhimbjet e patregueshme. Çdo komisariat duhet të ketë persona përgjegjës që të merret me dhunën në familje”.

4 — Të mos lejohen ndërtimet paleje në zonat turistike:

“Bëhen ndërtime pa leje brenda vijës së verdhë të bashkive, hidhet beton, çfarë bën policia e shtetit në ato kuadrata që janë të ndara qartësisht mes komisariateve, kthen sytë nga ana tjetër”.

5 – Policët që lejojnë funksionimin e lakaleve përtej orës policore duhet të ndëshkohen penalisht:

“Rasti i Sarandës ishte alarmant [plagosja në bar ‘Orange’]. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë".