Rama: Duhet të shmangim një mbyllje qoftë edhe të pjesshme

exit.al 3 Nëntor 2020, 13:01

“Ne duhet ta ndalim me çdo mjet mbylljen e vendit, qoftë edhe të pjesshme.”

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, të martën pyetur nëse vendi do të mbyllet sërish si pasojë e Covid-19. Rama foli dhe për vendimin për zhvillimin e mësimit online në universitete. Ai tha se vendimi u mor në bazë të numrave të të infektuarve me Covid-19, dhe faktit se të rinjtë janë asimptomatik por e shpërndajnë virusin tek të tjerët. “Kjo nuk është një situatë kur mund të planifikosh. Këto masa nuk kanë lidhje me dëshirën, por i studimit të kurbës së numrave. Të rinjtë luajnë rol në transmetimin e virusit. Shumica janë asimptomatik dhe nuk zbatojnë me rigorozitet rregullat. Dhe marrin në qafë njerëzit në familje”, tha Rama. Ai premtoi se tarifa e paguar nga studentët për konviktin ose do të shtyhet për muajt e ardhshëm ose do të kthehet mbrapsht. “Tarifat e konvikteve do të mbahen për muajt e tjerë ose do të kthehen sepse nuk ëshët hotel privat. Këtu nuk ka asgjë të vecantë me vendet e tjera”, përfundoi Rama. Shpërndaje te miqtë