Covid mbyll gjykatën e Vlorës, 10 të infektuar

exit.al 3 Nëntor 2020, 12:30

Katër gjyqtarë dhe gjashtë sekretare gjyqësorë në Gjykatën e Vlorës janë infektuar me Covid-19, dukë bërë të detyrushme mbylljen e gjykatës.

Të paktën deri në datën 11 nëntor punimet e gjykatës janë pezulluar, ndërsa puna do të vazhdojë vetëm për dhënien e masave të sigurisë.

Ndërkohë ISHP po vijon punën për testimin e punonjësve të tjerë.

Shpërndaje te miqtë