“Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar.
As në Gjermani, Francë, Angli nuk është publike.
Unë këtë gjë nuk e dija, thashë se do ta bëja publike kur të shkonte në kuvend. Më thanë se bën dot se mbulohet nga sekreti tregtar.
Kaq e thjeshtë është. Si në gjithë botën.”
Kryeministri theksoi se konfidencialiteti i kontratës nuk ka të bëjë me çmimin e vaksinës sepse ai është i njëjtë në gjithë botën:“Paratë që do paguhen për Pfizerin nuk mbulon nga sekreti. Ato mund t’i shikoni.
Sekreti nuk ka të bëjë me çmimin, por është modalitet i kontratës.”
Rama ftoi gazetarët të gjenin një vend tjetër që e ka bërë publike kontratën me Pfizerin:“Nëse gjeni një vend në BE që e ka bërë publike, ne do të bëhemi vendi i dytë që do ta bëjmë publike këtë kontratë.”
Në 14 janar, qeveria miratoi me akt normativ, marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinat anti-COVID, por ka vendosur që ajo të mos bëhet publike ‘për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës’ së kompanisë. Shqipëria ka porositur 500 mijë doza të vaksinës së Pfizerit, një pjesë e së cilave pritet të vijë këtë javë. Shpërndaje te miqtë
