“Synojmë të rrisim me 10% të ardhurat në buxhetin e shtetit nga fiskalizimi.”
Kështu deklaroi të martën, ministrja e Financave Anila Denaj gjatë një konference për shtyp për mbarëvajtjen e ekonomisë, bashkë me kryeministrin Rama dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Delina Ibrahimaj. Sistemi i fiskalizimit ka nisur të përdoret pjesërisht që nga 1 janari 2021. Pra nga 1 janari 2021, të gjitha bizneset që lëshojnë fatura për institucionet shtetërore dhe çdo ent publik, mund të lëshojnë vetëm fatura elektronike. Ky, sipas qeverisë, është hapi i parë i sistemit të ri të fiskalizimit. Por pak ditë para se sistemi i fiskalizimit të hynte në fuqi, Drejtoresha e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj parashikonte se ndikimi i tij do të ishte më i lartë në buxhetin e shtetit. Sipas Ibrahimajt, reforma e fiskalizimit do të rrisë të ardhurat tatimore në buxhetin e shtetit me 15 për qind. Deri më tani as Ministria e Financave dhe as Drejtoria e Tatimeve nuk kanë bërë publike analiza apo studime mbi të cilat janë bazuar pritshmëritë e tyre. Shpërndaje te miqtëQeveria ul pritshmëritë për rritjen e të ardhurave nga fiskalizimi
Të sugjeruara
Vuçiç: Serbia e gatshme të ndihmojë Kosovën me vaksinat
19 Janar 2021, 11:39Vetëizolohet ministri britanik: Aplikacioni më lajmëroi për kontakte me të infektuar
19 Janar 2021, 11:33Vuçiç: Ideja e Shqipërisë së madhe, kërcënim për rajonin dhe Europën
19 Janar 2021, 11:23
Evropa që imagjinojmë dhe Shqipëria që duhet të evropianizojmë
22 Gusht 2026, 13:37
