"Nuk ka nevojë fare për mua, në kuptimin e një interesi, por ishte një mesazh çlirimi nga barra shpirtërore që i ka ngarkuar atij dhe si atij një mase dërrmuese shqiptarësh kjo opozitë, duke përsëritur pa pushim në mënyrë të pabesueshme që spitalet janë një spital, që njerëzit dergjen në dysheme, kur në fakt kjo është e pavërtetë. Mund të ishte dhe e vërtetë, sic është në disa vende shumë më të zhvilluara nga ne, që janë në këtë situatë. Por nuk dëgjohen të tilla shprehje të vazhdueshme çnjerëzore nga ana e tyre që përfaqësojnë një pjesë të qytetarëve. nuk akuzohen për "terrorizëm shtetëror".
Shpërndaje te miqtëRama akuza opozitës se po ngjall terror te qytetarët
Kryeministri Edi Rama akuzoi se opozitën po ngjall terror te qytetarët me deklarata e tyre se spitalet Covid janë në kolaps.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës 'Deputeti që duam', Rama pohoi se në asnjë vend tjetër opozita nuk përdor shprehje të tilla.
Të sugjeruara
Kosova shënon 767 raste dhe 8 viktima
13 Nëntor 2020, 18:21Basha: Qeveria ka braktisur 75 mijë diabetikë
13 Nëntor 2020, 15:16Bllokohet gjatë fundjavës Rruga e Durrësit
13 Nëntor 2020, 15:01
