Komisioni i Ekonomisë miraton fondin për rimbursimin e ilaçeve të Covid-19

exit.al 13 Nëntor 2020, 15:37

Komisioni i Ekonomisë miratoi një fond prej 12 milionë dollarë për rimbursimin e ilaçeve për Covid-19. Deputeti socialist Anastas Angjeli pohoi se qeveria që do të përcaktojë edhe listën e barnave të rimbursueshme për të prekurit me Covid-19.

"Në bazë të kërkesave që kanë bërë komisionet të rriten 2 zëra 1.2 mld të rritet për kompensimit e ilaceve të covidit për cdo qytetarë të republikës së shqipërisë pra qytetarët duhet ta dinë që nqs do marrin ilacet për covid do jenë ilace të rimbursueshme.

Në VKM-në e ilaceve të rimbursuara do dalin numri i ilaçeve të cilat janë të përdorshme"

Ndërkohë komisioni miratoi dhe një paketë tjetër ekonomike me një fond prej 10 milion dollarësh për të papaunët. Shpërndaje te miqtë