Qytetarët bëjnë thirrje për ngujim në godinën e Teatrit Kombëtar

exit.al 5 Korrik 2018, 22:45

Qytetarët të vendosur përpara godinës së Kuvendit bënë thirrje për ngujim në godinën e teatrit dhe se do ta mbrojnë atë godinë me trupin e tyre. Ata i pritën deputetët e PS-së përpara Kuvendit. Ndërsa deputetët u fshehën dhe zgjodhën të dilnin nga dera e pasme e Kuvendit.

75 deputetët e PS-së miratuan një ligj të turpshëm për shembjen e Tatrit Kombëtar, tjetërsimin e tokës publike në favor të kompanisë private Fusha shpk dhe ndërtimin në të të 6 kullave.

Kryeministri Rama dhe shumica socialiste nuk u ndal para protestës së qytetarëve për më shumë se tre javë dhe thirrjeve të tyre për mos prekje të tokës publike dhe Teatrit Kombëtar.

Shpërndaje te miqtë