"Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar mezi po presin të kalojnë kohë me ministrin Xhafaj dhe ekipin e tij në takime të ndryshme me të. Kemi shembuj suksesi. Një vit është një kohë shumë e shkurtër sa i përket zbatimit të ligjit. Ka ende sfida.”
Vini re që të dy ambasadorët i referohen vetëm periudhës së mandatit të dytë të qeverisë Rama, edhe pse Rama dhe Partia Socialiste kanë pesë vjet në pushtet. Ndërsa Ambasadorja Romana Vlahutin, edhe pse dhjetëra drejtues të lartë policisë janë në hetim apo kërkim për bashkëpunim në trafikun e drogës, vlerësoi profesionalizmin e policisë:“Arrestimi i grupeve të organizuara, lufta kundër kanabisit, sekuestrimi i aseteve kriminale kanë qenë disa nga operacionet më të suksesshme të policisë. Një nga arritjet më të suksesshme është edhe ngritja e një grupi cilësor profesionistësh.”
Sikurse kemi argumentuar më herët, ligji për teatrin që u miratua në Kuvend është shkelje e hapur e Marrëveshjes së Shqipërisë me BE-në, por Vlahutin—e cila i rikthehet jetës private në Kroaci, pas largimit nga Shqipëria në fund të gushtit—duket e pashqetësuar nga ky fakt. Të njejtën ceremoni bombastike, Kryeministri Rama e organizoi edhe në 7 nëntor të 2017, dy javë pas publikimit të dosjes së përgjimeve të Prokurorisë së Katanias për Saimir Tahirin dhe kapjen e 860 mijë euro dhe dy patentave të Saimri Tahirin në makinë e bzinesmenit Orest Sota. Atëhere preteksti ishte fillimi i aksionit Forca e Ligjit, i cili ka qenë përgjithësisht një dështim i dukshëm, pasi nuk është arrestuar asnjë drejtues trafiku apo grupimi kriminal dhe nuk është shkatërruar asnjë organizatë kriminale edhe pse vetë Minsitri Xhafaj ka deklaruar se ekzistojnë dhjetëra të tilla. E njejta ceremoni, me protagonist ambasdorët Lu dh Vlahutin është zhvilluar edhe disa herë gjatë mandatit të parë të qeverisjes Rama, për të reklamuar arritje të supozuara kundër drogës dhe madje, në një rast në vitin 2015, për të shpallur të fitoren përfundimtare ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri. Ajo që pasoi këtë kofnerencë, ishte kthimi i Shqipërisë në vendin kryesor të prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në Europë. Shpërndaje te miqtë
