Qeveria premton 1 milion vaksinime brenda qershorit

exit.al 24 Maj 2021, 11:07

Qeveria premton vaksinimin e 1 milionë qytetarëve brenda muajit qershor. Lajmin e dha Ministrja e Syhëndetësisë Ogerta Manastirliu. Të dielën në vend erdhën 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, të nevojshme për vazhdimin e vaksinimit me dozën e dytë.

716,616 persona janë vaksinaur deri tani, prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Personat brenda moshës 60 vjeç ose me sëmundje shoqëruese duhet të paraqiten tek mjeku I familjes për të caktuar datën e vaksinimit.

Në vend administrohet 4 lloje vaksinash, Pfizer, Astrazeneca, Sputnik V, dhe Sinovac