India rregjistron më shumë se 300 mijë të infektuar me Covid

exit.al 24 Maj 2021, 10:35

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Indi ka kaluar shifrën e 300 mijë. India ka regjistruar 26 milionë raste të infektimit – vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara – dhe tani është epiqendër e pandemisë së koronavirusit.

Ky shtet po ashtu është i treti në botë që ka regjistruar më shumë se 300 mijë viktima – pas SHBA-së dhe Brazilit.

Kjo valë e pandemisë ka mbingarkuar sistemin shëndetësor të këtij shteti, pasi spitalet me vështirësi janë përballur me fluksin e pacientëve dhe mungesën e oksigjenit.