— Komisioni Europian i rekomandon Këshillit Europian hapjen e negociatave, duke botuar një raport shumë pozitiv për qeverinë—qeveria e shpall një arritje të madhe dhe deklaron se tani vendimi është çështje e brendshme politike e BE-së dhe jo çështje e përmbushjes së kushteve nga Shqipëria.
— Kryetari i Komisionit të Çështjeve me BE-në i Bundestagut, Gunther Krichbaum, shprehet publikisht se Shqiëpria nuk është gati për të hapur negociata dhe se Bundestagu gjerman do shikojë plotësimin e kushteve që ka vënë për Shqipërinë.
— Krichbaum sulmohet ashpër nga Edi Rama, politikanët e shumicës dhe mediat pranë tyre, ndër të tjera si një person i parëndësishëm që nuk ka lidhje me vendimin për Shqipërinë, të cilin e ka në dorë vetëm Merkel.
— Tre ditë pas pohimit të Krichbaum, Rama viziton Berlinin dhe takohet me Kancelaren Merkel.
— Kancelarja zgjedh të bëjë një koment të shkurtër për mediat para takimit me dhe jo konferencë shtypi pas takimit.
— Në komentet e saj, Merkel nuk shprehet nëse do të votojë pro hapjes së negociatave, por thekson se vendimi i Gjermansië nuk është marrë ende dhe do të merret në ditët e ardhshme.
— Merkel thekson se Shqipëria ka bërë përparime në disa drejtime, por duhet të bëjë më shumë punë në disa të tjera veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
— Merkel nuk përmend fare as raportin e Komisionit Europian dhe as rekomandimin e tij per hapjen e negociatave.
Rezultati në dhjetor 2016 ishte mos miratimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë, edhe pse Shqipëria i shpëtoi marrjes zyrtarisht të refuzimit, për shkak se Austria vendosi veto për miratimin e deklaratës në lidhje me zgjerimin, pasi vuri kusht ndërprerjen e plotë të procesit të negociatave me Turqinë. Mbetet për t’u shpresuar se këtë herë, ndryshe nga vitit 2016, qëndrimet gjermane mos jenë paraprirje e refuzimit të mundshëm të Gjermanisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, kryesisht për shkak të mungesës së përparimit në luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Shpërndaje te miqtë
