Qeveria pezullon tarifën e skanimit në dogana

exit.al 1 Dhjetor 2019, 13:45

Të gjitha mjetet me ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti nuk do të paguajnë tarifën e skanimit në asnjë nga pikat doganore të vendit. Kështu lajmëroi Drejtoria e Përgjtihshme e Doganave (DPD).

Në njoftimin për media sqarohet se DPD dhe kompania S2 Albania ka vendosur heqjen e tarifës së skanim për një afat prej 30 ditësh.

Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga termeti.