"Unë këtë gjë dua ta coj deri në fund. Këtë padrejtësi unë dua ta coj deri në fund që ato persona që kanë qënë aty dhe kanë thënë që pallati ka qënë i banueshëm duhet të ndëshkohen."
Revoltëm ata e nxjerrin tek zyrtarët qeveritarë që i kontaktuan ata pas tërmetit për t'u afruar ndihmë. Është reagim i ashpër ndaj punonjësve që mund të mos kenë ansjë lidhje dhe përgjegjësi me tragjedinë e tyre, por është reagim njerëzor. Ndërsa vajza refuzon të takojë punonjësin, babai i saj e akuzon:"Pse duhet të vish ti këtu. Ti e di që shtëpia ime ka qënë e pabanueshme që në atë kohë. Pse më vjen këtu ti mua."
Incidenti kaloi pasi inati i momentit ja la vendin arsyes, por kërkesa e tyre për drejtësi nuk do largohet.
