Ndryshon Kodi Penal: moszbatimi i karantinës dënohet me 15 vjet burg

exit.al 9 Prill 2020, 13:21

Qeveria i ka propozuar Kuvendit ndryshime kodit penal për shkelësit e karantinës dhe të masave ndaluese të vendosura nga qeveria. Qeveria propozon nga dënimi me gjobë deri në denimin me burg nga 6 muaj deri në 15 vjet, në varësi të dëmit të shkaktuar nga personi qe ka shkelur karantinimin. Sipas propozimeve të dorëzuara në Kuvend: - Shkelja e masave të dhëna gjatë fatkeqësisë natyrore dënohet me gjobë ose me burg deri ne 6 muaj. - Nëse personi e përsërit shkeljen, ai dënohet me burg nga tridhjetë ditë deri në një vit. - Nëse shkelja e rregullave ka shkaktuar vdekjen e një personi, shkelësi dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

 - Moszbatimi i urdhërit të karantinimi, nga personi i infektuar ose jo dënohet me gjobë ose burgim deri në dhjetë vjet.

 - Moszbatimi i karantinimit sjell pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. - Moszbatimi i karantinimit që ka mundesi të sjellë ose ka sjellë vdekjen e një personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.