2 policë të tjerë në Tiranë preken nga Covid-19, shkon në 3 totali

exit.al 9 Prill 2020, 11:16

Tre policë janë prekur nga Covid-19, deri më tani. Dy prej tyre u diagnostikuan sot.

Gazetarja Xhensila Kodra njoftoi për ABCNews se një prej të prekurve ishte oficer roje tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Tiranë. Ndërsa polici tjetër punonte tek pritja e qyetarëve tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Instituti i Shëndetit Publik po bën gjurmimin e kontakteve të tyre, ndërsa disa prej kolegëve më të afërt janë vetë izoluar në shtëpitë e tyre.

Forcat e policisë janë ndër të paktët punonjës që vazhdojnë të shkojnë në punë normalisht, duke qenë më të rrezikuarit nga infektimi.

Ata kanë detyrë kontrollin e qytetarëve për zbatimin e masave ndaluese të koronavirusit.