Qeveria mund të rrisë taksat për biznesin

exit.al 26 Tetor 2015, 12:09

Qeveria mund të rrisë një sërë taksash  për biznesin, në fillim të vitit 2016.

Sipas gazetës "Panorama", në muajin janar do të rritet akciza e birrës të prodhuar në vend,  renta minerare dhe taksa për shtretërit. Burimet e kësaj gazete pretendojne se ky informacion është bërë i ditur nga qeveria, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, zhvilluar më 23 tetor.

Po sipas të njëjtit burim, përfaqësuesve të biznesit të pranishëm në mbledhje, i është kërkuar të mos japin informacione për median, deri sa të përfundojnë diskutimet për paketën e re fiskale.