Është 44 numri i makinave luksoze që do të blejë qeveria.

exit.al 26 Tetor 2015, 10:07

Qeveria  do të prokurojë 44 makina  për funksionarët e saj dhe jo 29, si u raportua më përpara.Ky informacion bëhet i ditur nga agjensia BIRN.

Tetë automjete do të jenë për kryeministrin, 14 për këshillin e ministrave, katër për kryetarin e Kuvendit, dy për presidentin dhe nga një për 16 ministri të tjera.

Në sqarimin e saj, tek transparenca.al, edhe qeveria la të nënkuptohej se do të merrte 22 makina.Bërja publike e këtij fakti,  hedh poshtë dhe koston totale të qeverisë, pasi ajo i referohej vetëm 22 makinave.

Nën pretekstin e ruajtjes së sigurisë së funksionarëve të shtetit,  qeveria ka vendosur të  mos ndjekë proçedurën e zakonshme të prokurimit publik por të veprojë në mënyrë sekrete.