Qeveria, Ligës së Profesionistëve: Nisni aktivitetet, qeveria nuk pranon presione

exit.al 28 Tetor 2020, 12:26

Fidel Ylli, i dërguari i qeverisë për të biseduar me Ligën profesioniste të futbollit i ka kërkuar këtyre të fundit të nisin aktivitetet sportive.

Përmes një letre të publikuar sot, 28 tetor, për median, Ylli njoftoi se 4 kërkesat kanë mirëkuptimin e kryeministrit. Ai theksoi se qeveria “nuk negocion nën presionin, afatet apo kushtet e palëve të treta”.

Liga e Profesionistëve ka ndaluar aktivitetet sportive deri në plotësim të 4 kërkesave, ku dy kryesoret janë  ligji i sponsorizimeve, dhe përjashtimi për 10 vjet nga taksat.

Shpërndaje te miqtë