Qeveria lajmëron KiE për kufizimet e të drejtave dhe lirive të njeriut nga koronavirusi

exit.al 3 Prill 2020, 11:02

Qeveria shqiptare ka lajmëruar Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për shkak të koronavirusit.

Përfaqësia e Përhershme e Shqipërisë në Këshillin e Evropës ka dërguar me 31 mars një letër ku sqaron të gjitha masat ndaluese të marra nga qeveria.

Këto masa përfshijnë mbylljen e kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, mbylljen e shkollave, qarkullimin e njerëze me orar të përcaktuar, vendosjen e masave administrative për këdo që nuk zbaton masat e marra nga qeveria.

Në letrën dërguar Këshillit të Evropës përfshihen të gjitha vendimet dhe aktet normative të miratuara nga qeveria deri më tani.