Zvicra e Norvegjia i dhurojnë Shqipërisë 30 respiratorë

exit.al 16 Qershor 2020, 15:31

Qeveritë e Zvicrës e Norvegjisë, në bashkëpunim me PNUD-in, i dhuruan të martë Shqipërisë 30 respiratorë.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, gjatë ceremonisë së dhurimit, tha se respiratorët do të fuqizojnë shërbimin e terapisë intensive në vendin tonë.

Ata do të shpërndahen në spitalin Infektiv dhe spitalin e Sanatoriumit.

Shpërndaje te miqtë