Publikohet ndarja e mandateve në Maqedoni, BDI surpriza e zgjedhjeve

exit.al 16 Korrik 2020, 10:39

Koalicioni i udhëhequr nga partia e Zoran Zaevit është fituesja e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut me 46 mandate nga 120 në total.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar ndarjen e mandateve të partive në bazë të votave të numëruara deri tani. Renditja është si më poshtë:

  • Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM – 46 deputetë;
  • Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE - 44 deputetë;
  • Bashkimi Demokratik për Integrim – 15 deputetë;
  • Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa – 12 deputetë;
  • Partia e krahut të majtë “Levica” – 2 deputetë;
  • Partia Demokratike Shqiptare – 1 deputet.

Pak orë më parë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se partia e tij ka fituar 12 mandate, por duket se ndarja sipas zonave zgjedhore ka bërë që zyrtarisht BDI të fitojë dhe 3 mandate të tjera.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka 120 deputetë, të cilët zgjidhen në 6 zona zgjedhore me nga 20 deputetë.

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 15 korrikut pritet të dalë mbrëmjen e së enjtes.

Nëse ruhen të njëjtat ritme si deri tani, koalicioni i LSDM-së do të ketë nevojë për aleatë për të formuar koalicionin qeverisës.

 

Shpërndaje te miqtë