Prokuroria, 20 punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë do merren në pyetje

exit.al 12 Janar 2016, 13:30

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ajo e Tiranës lëshuan 20 fletë thirrje për 20 punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë, që do të pyeten në lidhje me hetimin e  konçesioneve. Deri tani, nuk ka një fletë thirrje për Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Dy prokuroritë po hetojnë konçesionet e dhëna nga ministria, pasi dyshohet për një aferë korrupsion. Vlera e konçesioneve të dhëna është 300 mijë euro.