Ministria e Drejtësisë kundër draftit të reformës në drejtësi

exit.al 12 Janar 2016, 12:10

Ministria e Drejtësisë nuk është dakort me draftin final të eskpertëve të lartë për reformën në drejtësi. Sipas OraNews, burime nga ministria thanë se në draftin final nuk janë përfshirë propozimet e bëra nga ministria.

Drafti i reformës u hartua krysisht nga ekspertët e maxhorancës, pasi opozita braktisi bisedimet. Ai u përfundua mbrëmjen e djeshme dhe është gati për t’iu dorëzuar Komisionit të Venecias.